Fotoja që tronditi Botën! Ngarkoi gjithçka mundi në makinën e vjetër dhe niset drejt Turqisë: ‘Vëllezërit tanë kanë nevojë për ne’

Kjo foto ka bërë sot xhiron e rrjetit. Bëhet fjalë për një akt prekës të një burri azerbajxhanas, i cili ngarkoi me sende makinën e tij të vjetër të rrënuar dhe u nis për të ndihmuar Turqinë e shkatërruar nga tërmeti.

Më shumë se 20,000 njerëz humbën jetën në tërmetet shkatërruese. Shifrat janë ende në rritje dhe kriza humanitare po përshkallëzohet gjithnjë e më shumë. Vendi i parë që i erdhi në ndihmë Turqisë ishte Azerbajxhani, nga i cili nisën ekipet e shpëtimit dhe njerëzit u organizuan dhe nisën të dërgonin ndihmë.

Njëri prej tyre është Server Beshirli, i cili me të vëllanë e mbushi makinën e tij të vjetër me gjëra dhe u nis për në Turqi nga shtëpia e tij e rrënuar në Baku.

“Edhe ne e kemi përjetuar këtë fatkeqësi. Kishte gra pa rroba e këpucë. Jo vetëm ne ndihmuam, por edhe azerbajxhanas të tjerë, madje edhe ata që jetojnë në vende të tjera ndihmojnë. Isha dëshmitar i një situate kur një vajzë erdhi, hoqi pallton dhe ia dha për bamirësi,”- tha a.

Veprimi i tij fisnik preku shumë njerëz, sidomos pasi mësoi kushtet në të cilat jeton ai dhe shumë komentuan se ata që kanë më pak janë gjithmonë më mbështetës. Fotoja u bë simbol i solidaritetit dhe bashkimit , dhe vetëm në Twitter u pa tre milionë herë dhe u shpërnda pothuajse 2000 herë, duke thyer rekordin e shpërndarjes në rrjetet sociale.

Loading...