Fran Frrokaj: “Deputetë duhet të merrni avionin, të uleshin në shkallët e Parlamentit Evropian e t’ju thoshin kolegëve: na dëgjoni se në Shqipëri nuk na dëgjojnë”

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj thotë se ishte kundër djegies së mandateve nga opozita, por sipas tij u morr një vendim unanim brenda partisë ai e mbështeti.

Në emisionin Opinion, ai tregoi dhe një mënyrë se si mund të protestonte opozita pa djegur mandatet.

“Deputetë duhet të merrni avionin, të uleshin në shkallët e Parlamentit Evropian e t’ju thoshin kolegëve: na dëgjoni se në Shqipëri nuk na dëgjojnë.

Unë them që do kishte qenë më e mirë.

Nga Partia Demokratike thanë që problemin donin ta kishin bërë brenda Shqipërisë, jo jashtë. Por kryeministri duhet të jetë i vëmendshëm ndaj shqiptarëve”.

Sipas tij nëse votimet do bëhen në 30 qershor, PD nuk humbet. “Është tjetër kush që do bëjë zbritje”, theksoi kryetari i Bashkisë së Lezhës. / Opinion

Loading...