Izolohet Franca! Pas vendimit të Angela Merkel për të mbyllur Gjermaninë, Presidenti Emanule Macron, ka njoftuar se nga dita e premte, Franca do të futet në karantinë totale. Baret e restorantet do të mbyllen plotësisht.
Macron tha se bazuar në rregullat e reja që do të ndiqen, duke filluar nga e premtja (30 tetor), njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore.
“Vendosa atë që ishte e nevojshme, nga e Premtja, izolim total. Shkollat do të qëndrojnë të hapura, puna mund të vazhdojë, shtëpitë e pleqve dhe shtëpitë e pensionit mund të vizitohen. Do t’ju lehohet dhe të merrni ajër.
Festat private dhe tubimet publike, do të ndalohen. Çerdhet, shkollat, kolegjet dhe shkollat e mesme do të qëndrojnë të hapura me protokolle të përforcuara shëndetësore.
Puna online dhe nga shtëpia do të kryeht aty ku është e mundur. Nga e premtja askush nuk futet apo del nga Franca, me disa përjashtime të vogla.
Të gjithë francezët që do të duhet të kthehen, do të paraqesin tamponin dhe do të izolohen. Ndihma deri në 10,000 euro në muaj do t’u jepet bizneseve që janë mbyllur administrativisht.
Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur. Ndiq rregullat. Suksesi varet nga qytetaria e mirë e secilit prej nesh. Çdo orë ka rëndësi.
Deri më 1 dhjetor, do të qëndrojmë të mbyllur, në mënyrë që të marrim forcat dhe të vazhdojmë përpara.
Ne do të vlerësojmë çdo dy javë nëse mund t’i zbusim kufizimet. Le ta mbajmë me rigorozitet për dy javë. Nëse kemi një trajtim më të mirë të situatës në 15 ditë, ne do të jemi në gjendje të rihapim biznese të caktuara.
Unë kam besim te ne, te ti, në aftësinë tonë për ta kapërcyer këtë sprovë,”- tha Emmanuel Macron.
Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe zyrtarët thonë se bllokimi i dytë duhet bërë, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.