Franca po konsideron vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë që të parandalojë përsëritjen e një prej çrregullimeve më të mëdha në 10 vitet e fundit.
Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux deklaroi dje se kanë bërë thirrje që demonstruesit të vijnë në tryezën e negociatave, transmeton Reuters. Një grup i të rinjve të maskuar, disa prej të cilëve kishin shufra metalike, bënë të shtunën një rrëmujë në rrugët e Parisit, duke djegur dhjetëra makina dhe barrikada.
“Duhet të shqyrtojmë masat që do të ndërmerren për të shmangur këto incidente,” tha Griveaux për Radio Europe 1. I pyetur nëse do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme, ai tha se autoritetet po konsiderojnë të gjitha mundësitë. Në protestën e djeshme, të paktën 224 persona u arrestuan në Paris, kryesisht në afërsi të fushës Elises. Protestuesit kërkojnë uljen e çmimeve të karburantit, të cilat kohët e fundit shënuan ngritje.
(Balkanweb)