Trupi i një viktime të katërt, një grua, u gjet sot nën rrënojat e godinave që u shembën dje në qendër të Marsejës, njoftoi prokurori Xavier Tarabeux.
Trupat e dy burrave dhe të një gruaje tjetër ishin gjetur sot më herët nga forcat e shpëtimit në rrënojat e këtyre godinave të lagjes shumë popullore Noej.
Sipas autoriteteve gjithsej mund të ndodhen nën rrënoja pesë ose tetë persona të tjerë. /G.S/ATSH
Loading...