Francë – Bilanc tragjik nga shpërthimi gjatë mëngjesit të sotëm në Paris

Ka sjellë një bilanc tragjik shpërthimi gjatë mëngjesit të sotëm në Paris, i cili hodhi në herë një bllok të tërë lagjeje.

Mësohet se deri më tani janë katër të vdekur dhe dhjetra të plagosur, 12 janë në gjendje të rendë.
Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se katër vetë vdiqën në shpërthimin, duke përfshirë dy zjarrfikës qe humben jeten ne lufte me flaket.

Pas vizitës në vendngjarje, ai e përshkroi “ngjarjen si shokuese” duke parë dëmin dhe tha se rreth 200 zjarrfikës dhe policia ishin të përfshirë në operacion.

Fotot e ndara në mediat sociale treguan shtrirjen e madhe të shpërthimit, i cili duket se ka shkatërruar katin e parë të një ndërtese.

Banoret jane evakuauar dhe te tjere jane keshilluar te shmangin zonën ndërsa ekipet kane nderhyre ne vend per te ndihmuar banoret.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, megjithatë ka raporte se kjo ishte për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

Loading...