Kulla Eifel në Paris është evakuuar pasi një njeri u pa duke u ngjitur lart në 324 metra (1,063 ft).
Raportet e mediave lokale tregojnë se turistët po largohen nga baza e kullës ndërsa të tjerët qëndrojnë përreth duke shikuar skenën.
Incidenti filloi në rreth orës 14:15 të kohës lokale. Personeli i sigurisë i shperndau shikuesit si një masë paraprake dhe e rrethoi zonën.
Kulla Eifel aktualisht është e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm”, thuhet në llogarinë në Twitter të Kulles Eifel. “Ne i këshillojmë vizitorët tanë që ta shtyjnë vizitën e tyre”.
Personi i paidentifikuar thuhet se filloi ngjitjen e tij në nivelin e dytë, në rreth 149 metra mbi nivelin e tokës.
Një numri turistësh brenda kullës iu tha të qëndronin në vend ndërsa policia negocionte me personin.