Fredi Beleri, i cili u arrestua për blerje votash, do të dalë sot para gjykatës së Posaçme ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë.
Seanca do të mbahet në orën 13:00, ndërsa avokati i Belerit kërkon masë më të lehtë sigurie se ‘arrest me burg’. Fredi Beleri është transferuar ditën e djeshme nga paraburgimi i Vlorës në paraburgimin te 313 në Tiranë.
Ndërkohë, miku i Blerit, Pandeli Kokoveshi është ende i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën.
Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit nën akuzën për shitblerje votash.
Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.
Kryeministri Edi Rama duke komentuar reagimet e ashpra të Athinës zyrtare tha se drejtësia shqiptare nuk mund të kontestohet dhe se duhet të veprojë njësoj për të gjithë.