Pasi lufta vijon prej 10 ditësh në Ukrainë, frika është shtuar edhe në vendet e tjera.
“The Guardian” bën me dije se forca paqeruajtëse e Bashkimit Evropian në Bosnje, Eufor, ka thënë se Franca do të kryejë fluturime stërvitore me avion të shpejtë mbi Bosnje në mes të përkeqësimit të situatës së sigurisë ndërkombëtare.
“Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle aktualisht po kryen trajnime operacionale në Detin Mesdhe nga e hëna e 7 marsit, avioni i saj Rafale do të kryejë fluturime në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Bosnje-Hercegovinën,” tha Eufor.
Ndër të tjera mediat e huaja shkruajnë se Bosnja po përballet me një lëvizje separatiste serbe të Bosnjës gjithnjë e më të sigurt, e cila kuptohet se ka marrë mbështetje nga Moska. Ashtu si Ukraina, Bosnja ka thënë prej kohësh se dëshiron të bashkohet me NATO-n .