Fronistja e re lë Italinë për Love Story: ‘Dua një djalë shqiptar’

Një tjetër vajzë vjen në fronin e “Love Story”. Bëhet fjalë për Katerinën e cila lë italinë dhe vjen për të gjetur dashurinë në Shqipëri.

“Ndodhi kaq papritur, 24 orë më parë isha në Bergamo tani jam në Tiranë ku po shijoj kapuçinon time të parë. Erdha në ‘Love Story’ me zemër dhe sinqeritet në radhë të parë.”

Për të kaluarën e saj ajo tregon se ka pasur një lidhje të gjatë me një djalë Italian, por kurrë nuk ka njohur një shqiptar.

“Kam pasur një lidhje 6-vjeçare me një djalë Italian dhe nuk jam penduar për asgjë. Tani ka ardhur momenti të njoh një djalë shqiptar. Nuk e di çfarë do ndodhi, por jam shumë kurioze.

Në rrugën time në Love Story dua të bëj atë që ndiej të njoh për here të pare në jetën time një djalë shqiptar. Karakteri im është me kontraste të forta, kam shumë sens humori dhe shpresoj që këtë anë ta shikoni sa më shpejtë, por bëhem shumë serioze kur diçka e kam për zemër.

Jam në Love Story sepse më pëlqen dashuria siç thotë edhe këngëtari im i preferuar dashuria në jetë llogaritet dy herë.”/ tvklan.al

Loading...