Nje liste me frutat dhe perimet qe mund ti konsumojme pa ja hequr lekuren.
Për të shtuar sasinë e vitaminave në trupin tonë është e shëndetshme që disa prej frutave dhe perimeve që konsumojmë ti hamë me lëkurë. Ja cila janë ato më të dobishmet:
Patëllxhani
Në lëkurën e errët të patëllxhanit janë zbuluar përbërës të cilat kanë një efekt të fuqishëm antioksidues që ndihmon, ndër të tjera në forcimin e sistemit tonë kardiovaskular.
Kastraveci
Lëkura e kastravecit përmban disa fibra të cilat na japin disa benefite si: pastrimin e traktit digjestiv, parandalimin e kapsllëkut, na jep një dozë të mirë të vitaminës K, thelbësore për forcimin e kockave dhe për të nxitur rritjen e qelizave.
Patatet
Lëkura e patates përmban lëndë ushqyese thelbësore të tilla si vitamina C, vitamina B dhe minerale të tilla si kalium, magnez, hekur dhe fosfor. Lëkura e patates është e pasur me fibra, përmirëson tretjen dhe mund ta konsumojmë të gatuar, të pjekur ose të gatuar në avull, në mënyrë që të mos humbasë asnjë nga vetitë e saj.
Karrotat
Lëkura e karrotës përmban praktikisht të njëjtat lëndë ushqyese si mishi që përmban në vetvete, por ka një përqendrim më të lartë të saj në lëkurë.
Bananet
Lëkura e bananes ka më shumë vitaminë C dhe kalium sesa brenda. Është gjithashtu e pasur me vitamina A, D dhe fosfor. Mund ta shtoni në smoothie, ëmbëlsira dhe biskota për të përfituar nga të gjitha benefitet e saj.