Fruti ekzotik që ka shijen e mishit të derrit mund të jetë zgjidhja për njerëzit në botë që vuajnë nga uria

Një frut ekzotik që ka shijen e mishit të derrit mund të jetë zgjidhja për të gjithë njerëzit nëpër botë që vuajnë nga uria.

Artocarpus heterophyllus rritet vetëm në jug dhe juglindje të Azisë dhe peshon nga 4.5 deri në 45 kg. Përmban qindra fara që janë të pasura me kalcium, proteina, hekur dhe potas. Mjafton një frut i vetëm për të ushqyer në një vakt një familje të tërë.

Studiuesit mendojnë se një frut i tillë mund të zëvendësojë grurin dhe misrin, që po kërcënohen nga ndryshimet klimaterike.

Fruti është shumë i përdorur në Bangladesh, por në Britani po bëhet përpjekje që të futet nëpër markete në mënyrë që të zëvendësojë mishin e derrit

Loading...