Një lajm i rëndë vjen nga radhët e bluzave të bardha, ku ka humbur jetën mjekja e njohur Frida Buçpepaj.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Tiranë.
Duke e cilësuar mjeken e njohur si një frymëzim për të gjithë brezat e rinjëve në fushën e mjekësisë, DROSHKSH Tiranë i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të saj.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges tonë mjekes së nderuar Znj. Frida Buçpapaj. Një eksperience shumë vjeçare ajo dha në kujdesin shëndetësor parësor, në shërbimin shkollor të NJVKSH Tiranë.
Ka qenë frymëzim për të gjithë mjekët dhe infermierët e rinj ka qenë një mentore e pakursyer në dhënien e profesionit, karakterizuar nga mirësia, buzëqeshja që u dhuronte femijëve dhe kolegëve.
Në emër të DROSHKSH Tiranë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve“, shkruan drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.