Komentatori legjendar i garave me makina Formula 1, Murray Walker, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.
“Për shumë prej nesh që adhurojnë Formula 1, ai ishte zëri që mishëronte sportin që duam”, thotë Stuart Pringle, menaxher i Silverstone.Komentimin e garave të Formula 1 e vazhdoi deri në vitin 2001 kur dhe doli në pension.
Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe bordi drejtues i Formula 1.“Jemi jashtëzakonisht të trishtuar pasi mësuam se Murray Walker është ndarë nga jeta”, thuhet në këtë deklaratë, ku theksohet se “pasioni dhe dashuria e tij për këtë sport frymëzuan miliona tifozë në të gjithë botën”
Loading...