‘Fryu era dhe ngela shtatzënë’, habit 25-vjeçarja me deklaratën e saj. Nisin hetimet

Një 25-vjeçare në Indonezi pretendon se ka ngelur shtatzënë nga një erë që kishte fryrë dhe jo nga marrëdhëniet seksuale. Policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje aspak të zakontë.

Pretendimi ishte edhe më i çuditshëm kur ajo tha se gjithçka ndodhi brenda një ore. Gruaja e Siti Zainah tregon se një ditë të mërkure kur po pushonte në dhomën e saj ngeli shtatzënë.
“Pas lutjeve të pasdites, isha shtrirë me fytyrë poshtë në dysheme kur papritmas ndjeva erën që më hyri në trup”, tha ajo për një media lokale.

Suleiman beson se incidenti ka të ngjarë të jetë një rast i shtatzënisë kriptike, ku nëna nuk është e vetëdijshme për shtatzëninë e saj deri në momentin që ajo lind. Sidoqoftë policia indoneziane bëri hetime dhe mori parasysh të gjitha mundësitë, përfshirë martesën e saj të mëparshme me ish-burrin që ishte ndarë disa muaj më parë.

Disa njerëz mendojnë se e reja e përdori këtë histori për të fshehur ndonjë lidhje jashtë martesore.

Loading...