Fshati që jeton me zambakë

Më 11 maj, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në qytetin Datong të provincës Shanxi të Kinës Veriore për t’u njohur me masat e zbutjes së varfërisë.

Në fshatin Yunzhou dhe Fang Cheng të provincës Shanxi të Kinës Veriore banorët jetojnë me të ardhurat e nxjerra nga kultivimi I zambakut të ditës, një lule që përdoret në kulinari, por edhe në Mjekësinë Tradicionale Kineze.

Yunzhou ka qenë një distrikt i varfër. Shumë fshatarë gjeneruan të ardhura të mira falë kultivimit të kësaj bime, duke zgjidhur vështirësinë ekonomike. Ndërsa, Fang Cheng është formuar nga bashkimi i dy fshatrave nëpërmjet zhvendosjes së banorëve nga zonat me kushte të ashpra natyrore.

Kjo është pjesë e politikës kombëtare të zhdukjes së varfërisë, në Kinë. Në këtë fshat tani jetojnë 196 familje të zhvendosura, 77 prej të cilave ishin familje të varfra. Pas formimit të këtij fshati, fermerët me ndihmën qeveritare, janë inkurajuar për të kultivuar bimë ekonomike si zambak të ditës etj.

Deri në fund të vitit të kaluar, të gjitha familjet e fshatit kanë përfituar të ardhura mbi nivelin e varfërisë.

Më 11 maj, presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë inspektimi në këto dy fshatra si dhe vizitoi shpellat Yungang, duke theksuar mbrojtjen e trashëgimive kulturore.
Shpellat Yungang, me një histori prej afro 1600 vjetësh, nisën të ndërtoheshin qysh nga viti 460 i erës sonë dhe ndërtimi zgjati afro 70 vjetë. Ato gjenden në afërsi të qytetit Datong, kryeqendrës së dinastisë Ëei Veriore, kur budizmi nisi lulëzimin në Kinë.

Shpellat Yungang janë thesar skulpturor i Kinës së lashtë.

Ato konsiderohen si tre shpellat më të famshme në Kinë, së bashku me shpellat “Mogao” në Dunhuang dhe shpellat “Longmen” në Luoyang. Në dhjetorin e vitit 2001, shpellat Yungang u përfshinë në listën e Trashëgimive Kulturore të UNESCO-s. /Marre nga CRI/

Loading...