Një 35 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, rreth një muaj pas arrestimit të dy vëllezërve po shqiptar, me të cilin ai bashkëpunonte.
Tetorin e kaluar, dy vëllezërit e moshës 37 dhe 33 vjeç, përfunduan në pranga për tregtinë e drogës.
Hetimet e mëvonshme të karabinierëve zhvendosën vëmendjen te një bashkatdhetar i tyre, Petrit Piraj, 35 vjeç, me banim në fshatin Bosco.
Pas një urdhri kontrolli të lëshuar nga prokuroria, polici vizitoi banesën e shqiptarit mëngjesit të djeshëm, ku gjete rreth një kg kokainë të fshehur në dy makina.
Gjithashtu, u gjetën edhe 6,500 euro që ai kishte në xhepat e tij, një duzinë celularësh si dhe një bllok shënimesh të fshehur nën shtrat.
Kështu, ai u arrestua në flagrancë.