Disa të rinj që kishin dalë vullnetarë në një gërmim arkeologjik në Izraelin qëndror kanë gjetur 425 monedha ari që ishin varrosur në një enë argjili për 1100 vjet.
Shumica e monedhave datojnë që nga periudha e hershme islamike, kur rajoni ishte pjesë e kalifatit Abasid.
Monedhat peshojnë 845 gramë dhe kanë patur vlerë shumë të madhe kur janë varrosur, mjaftueshëm për të blerë një shtëpi luksoze në një nga qytetet e Kalifatit.
Kush e zotëronte enën me florinjtë, dhe pse nuk u kthye kurrë për ta marrë, mbetet mister.
“Personi që e varrosi këtë thesar 1,100 vjet më parë priste që ta rimerrte atë, dhe madje e siguroi enën me gozhdë në mënyrë që të mos lëvizte”, thonë drejtorët e gërmimit, Liat Nadav-Ziv dhe Elie Haddad të Autoritetit Izraelit të Antikitetet, në një deklaratë.
Ata shtuan: “Gjetja e monedhave të arit, sigurisht në një sasi kaq të konsiderueshme, është jashtëzakonisht e rrallë. Ne pothuajse kurrë nuk i gjejmë ato në gërmime arkeologjike, duke pasur parasysh se ari ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht i vlefshëm, ai shkrihej dhe ripërdorej nga brezi në brez”.
Robert Kool, një ekspert i monedhave, tha se grumbulli përbëhej nga monedha të plota prej ari, por edhe 270 prerje të vogla ari.
Ai shtoi se njëra prej prerjeve ishte një fragment i një monedhe ari të Perandorit Bizantin Theophilos të prerë në Kostandinopojë, që ishte një provë e rrallë materiale e lidhjeve të vazhdueshme midis dy perandorive rivale gjatë kësaj periudhe. (burimi: opinion.al)