Fuga: “Policia në kohën e Bashës vrau 4 protestues, sot Policia shpëtoi protestuesin nga flakët”

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka treguar sot ndryshimin mes sjelljes së Policisë kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm në 21 janar 2011 dhe Policisë në protestën e sotme.

“Në vitin 2011 kur Basha ishte Ministër i Brendshëm, ai urdhëroi policinë e tij për të qëlluar dhe vrarë 4 protestues të pafajshëm dhe paqësorë.

Sot policia shpëtoi protestuesit nga flakët e bombave molotov që mbështetësit e Bashës hodhën në ndërtesën e Qeverisë”, shprehet Drejtori i Komunikimit në Kryeministri./atsh

Loading...