Një lajm i mirë ka ardhur mbrëmjen e djeshme nga Kuçova, ku pas katër orësh punë nga ekipet e zjarrfikësve është nxjerrë i gjallë drejtuesi i një kamioni që kishte rënë në kanal, Alit Pire.
Mjeti i cili drejtohej prej tij përfundoi përmbys në anë të rrugës, ndërkohë që vetë Pire mbeti i bllokuar pas deformimit të kabinës.
Pas orësh të tëra pune të ekipeve të zjarrfikësve, Pire për fat të mirë u arrit të nxirrej i gjallë nga mjeti i shtypur.
Mësohet se shoferi është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për tu mjekuar. Gjatë nxjerrjes nga kamioni, Pirja ka qenë i vetëdijshem dhe duke komunikuar me forcat e shpëtimit.
Lajmi ka gëzuar familjarët e tij, të cilët pritën me orë të tëra për të mësuar fatin e Pires.
Dyshohet se errësira e madhe në rrugë është bërë shkak për aksidentin, që fatmirësisht rezuloi pa vik tima.