Fuoristrada shpërthen në flakë,shpëton shoferi dhe pasagjeri

Një “Fuoristrade” është djegur plotësisht në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit në autostradën Rrogozhinë – Lushnjë.

Në makinë ka qënë vetëm shoferi dhe një pasagjer nga Fieri.

Prej nje defekti në motor, makina ka shpërthyer në flakë.

Sipas Policisë, nuk është lënduar askush pasi drejtuesi e ka ndalur në anë të autostradës dhe është larguar para se makina të shpërthejë dhe të digjet plotësisht.

Janë thirrur forcat e zjarrfikëses, të cilët kanë shuar flakët por nga mjeti nuk ka mbetur asgjë.

Prej mbrëmjes së djeshme, makina nuk është larguar nga vendngjarja, duke përbërë rrezik për automjetet e shumta që përdorin këtë autostradë.

Loading...