Ekipi i “Liverpulit” është mundur me rezultatin e pastër 2-0 nga skuadra serbe “Crvena Zvezda”, duke e bërë më të vështirë kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra vendase shënoi 2 gola të shpejtë që në pjesën e parë më anë të Pakov, i cili në minutën e 22 dhe 29 i dha skuadrës serbe avantazhin.
Nga ana tjetër, “Liverpuli” krijoi shumë raste, por nuk arriti të ndryshojë rrjedhën e ndeshjes dhe me këtë humbje ka vënë seriozisht në pikëpyetje, kalimin e grupeve, pasi tashmë duhet të garojë me “Napolin” e PSG-në, që e kanë ende edhe një ndeshje ndaj serbëve.
e.caushi ATSH
Loading...