Ish-braziliani Dorval Rodrigues, i cili ishte partneri i Peles dhe një nga idhujt e mëdhenj të Santos, vdiq këtë të dielë në moshën 86-vjeçare pas komplikimeve shëndetësore që e mbajtën të shtruar për disa ditë në një qendër shëndetësore në qytetin e Sao Paulo.
Lajmi është bërë i ditur këtë të dielë nga Santos në rrjetet sociale, i cili ka shpallur shtatë ditë zie në kujtim të tij.
“Me keqardhje të madhe raportojmë vdekjen e Dorvalit, një prej idhujve tanë të përjetshëm”, shkroi Santos në Twitter.
Pelé vajtoi vdekjen e Dorval Rodrigues, një prej shokëve të tij më të ngushtë të skuadrës në epokën e artë të Santos, të cilin ‘O Rei’ e përshkroi si një hero dhe gjeni.
Loading...