Shqipëria do të presë Poloninë në “Air Albania”, në orën 20:45, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” në Grupin E.
Tifozët anë e mbanë botës kanë veshur fanellat e skuadrës së zemrës dhe po presin me pa durim këtë ndeshje.
Por një familje shqiptaro-polake do ta përjetojë në një mënyrë më të veçantë këtë sfidë.Me njërin prind shqiptar dhe tjetrin polak, dy vajzat e vogla të kësaj familje na tregojnë dizajnin e veçantë të veshjes së tyre.
Një “mix” mes flamurit shqiptar dhe atij polak, ka krijuar fanellën e kësaj familje. Në videon e postuar në sfond dëgjohet himni kombëtar i Shqipërisë i cili bashkohet me atë të Polonisë duke përcjell mesazhe të forta sensibilizuese .
Loading...