Dritan Shakohoxha nuk ka kursyer kritikat për kampionatin shqiptar dhe skemën e re të Superiores. Në rubrikën “Opinion” në News 24, Shakohoxha shtoi se ka përgjime që pritet të dalin dhe që do të sjellin çudira në sportin shqiptar.
“Skema e Superiores? Teorikisht askush nuk ka mendim pozitiv vetëm ata që e kanë shpikur. Është diçka që nuk i jep vlerë udhëheqësit por zhvlerëson një pjesë të dukshme të kampionatit. Në fillim ndihen skuadrat dhe më pas rivaliteti por kjo e heq vlerën. Kampionati shqiptar e ka pasur vlerën çdo vit e më poshtë dhe këtë sezon ka pasur numrin më të paktë të tifozëve. Këtë problem ka kampionati shqiptar dhe transmetimi në kompaninë tjetër ka treguar se kampionati nuk është menaxhuar mirë. Është parë më mirë pjesa ekonomike dhe pjesëza ku nuk fitojnë klubet e futbollit por FSFH
As ata që e kanë krijuar nuk e dinë kujt i shërben. Një sezon i dështuar dhe një skemë e dështuar e një kampionat pa vlerë reale nuk bëhet duke ndërruar skema. Nuk rritet vlera në këtë mënyrë. Janë përpjeke aventureskes për të ndryshuar diçka. Kjo formulë në opinionin nuk u diskutua kurrë. U diskutuan të tjera gjëra dhe erdhi e miratuar. Është diçka abuzive sepse ka vetëm FSHF dhe nuk ka klube. Klubet bëjnë ata që vendosin të tjerët në dëmin e tyre dhe nuk ka forcë reagimi.
Një herë në dy vjet kur kampionati shkon keq shpiket diçka. Ishte liga një herë dhe klubet patën diçka ku liga bllokoi kampionatin. U zhduk liga dhe doli një anë e re, arnë në kostumin e FSHF. Hajde mendoje që je në fund dhe skuadra që ka 15 më pak, fiton kampionatin me 2 ndeshje. Ti ndoshta ke 2 dëmtime dhe dëmtohesh. Kupa është me eliminim, por jo kampionati. Nëse je ekip i vogël ka mundësi të fitosh. Edhe Besëlidhja ka shkuar në gjysmëfinale. Siç kemi qenë edhe ne që kemi mundur të mëdhatë në një ditë. Në kampionat fiton më i miri nga të gjitha javët.
Shtimi i ekipeve? Është hedhur edhe ideja me 14 skuadra dhe Shqipëria nuk ka kapacitet për mendimin tim. Jo të gjithë luajnë për të dalë kampion. Një skuadër e një qyteti mund të jetë kompetitive dhe të fitojë më shpesh e të bëjë më shumë festë sesa të luajë në kategori të lartë dhe të mos përballet dot. Duke shtuar skuadra nuk rritet vlera. Në Shqipëri është vështirë të bëhen 10. Nuk po shohim skuadra që po bëjnë diçka përveç 5 skuadrave. nuk po bëhen dot 22 lojtarë.
Reagimi i Xhaferit? Nuk luhen në kryeqytet, luhen në stadiumin e Federatës dhe paratë i merr federata dhe jo klubet. Asnjëherë nuk është menduar të luhet të shtëpia e njërit. Pse të mos mendojmë që Partizani, Tirana dhe Dinamo favorizohen kundrejt Vllaznisë apo Teutës. Skuadrat shqiptare kanë % shumë të vogël të fitores jashtë shtëpisë. Është e padrejtë të caktosh fituesin e kampionatit në Tiranë dhe duhet garë e që njerëzit të ndjekin. Kemi kampionat me stadiume bosh. Nuk mund të jesh krenar pse mbush 3 herë stadiumin. Po nëse nuk është Tirana dhe Partizani mes 4 më të mirave, kush do ta mbushë stadiumin?
Të gjithë mburren. Stadiumi mbushet te Vllaznia dhe te derbi i Tiranës e Partizanit të cilat nuk janë dakord me këtë gjë. Kur edhe ato nuk janë dakord, publikisht ose jo sepse Federata është hakmarrëse do të thotë se kjo gjëja nuk është e duhur. pse nuk u bë që ndeshjet të luhen me short në Kukës, Shkodër apo Elbasan por vetëm në Tiranë.
E drejta televizive dhe përfitimi? Të shpjegoj diçka. Koincidenca kur Supersporti mori të drejtë televizive pati një ngritje për Superligën shqiptare. Nuk ndikoi që njerëzit të mos vijnë por erdhën tifozë. Kishte më shumë festë dhe gëzim. E drejta telvizive te një kompani që shkon te njerëzit, vlen më shumë. Ndoshta ka edhe një investitor që thotë dua ta çoj te TV Puka dhe paguan më shumë. Nuk është kështu. Federata kërkon të bëjë tender por nuk po gjen dikë që të blejë. Do ta prodhojë vetë dhe do ta transmetojë vetë. Edhe komentin duket se do ta bëjnë vetë. Superliga shqiptare është në moment krize. Topi është i federatës por penalltinë e gjuajnë klubet.
Tirana? Fati i shortit ishte i mirë dhe i keq. Varet nga vendi ku je. Turqia ka të drejtë televizive të madhe dhe Beshiktashi është klub më i famshëm se Galatasarai. Ishte fat i Tiranës. Më mirë do të ishte të kishte një kundërshtar më të dobët pasi ka super trajner dhe skuadër por nuk ndodhi. Shpresoj të ketë mrekulli sepse kanë ndodhur dhe urojk që përveç 300 mijë eurove, Tirana të marrë edhe kualifikimin.
Shqiptaret në Europë? Shpresoj që Tirana të fitojë. Ajo që mund të them është se klubet shqiptare kanë shkuar drejt traditës. Super prezantim nga Egnatia me një trajner si Tetova por mungesa e eksperiencës. Thuajse të gjitha klubet kanë pasur problme në fillim. Nuk u eliminua me turp por rastësisht dhe jo aftësia e futbollit. Vllaznia ishte zhgënjyese dhe ka bërë tërheqje dhe nuk po bën investim. Vllaznia duhej kualifikuar por disa skuadra që luajnë tano, janë aktive në kampionat si Dinamo Batumi.
Renditja e UEFA-s? reflekton kampionati. Nuk janë rastësisht. Reflektojnë klubet. Klubet shqiptare varen dhe nuk kanë pavarësi ekonomike e vendimmarrëse. Nuk prodhojnë dot para mbijetese. Ka qenë periudha më e artë e investimeve nga qeveria por ka fenomen. Si bëhet i pavarur një klub? Duke bërë si federata për veten e vet dhe askush nuk mendon se në tavolinë n që ulet një klub, është edhe klubi kur ndertohet stadiumi. Ajo që dua të them është se Federata u bën pronare e tokës dhe më pas u negociua për tu bërë stadiumi. Kur u bë stadiumi i Elbasanit, skuadra falimentoi. Elbasani nuk ka asnjë zyrë në stadium dhe është pronë e federatës me ekonominë e federatës dhe qeverisë. Kështu është edhe sot. Vetëm FSHF është në tavolinë dhe klubet nuk përfitojnë asgjë.
Duhet që dikush të ngrejë zërin për të mirën e klubit. Duhet të jenë klubet pronare të terreneve sportive duke ftilluar nga Burreli e Maliqi. Janë të bashkisë, por duhet të kenë terrene. Duhet të jenë partnerët. Po ndërtohet stadium në Korçë, por nuk është i Skënderbeut. I thuhet vetëm luaj aty. Nëse sot Skënderbeu paguan 10 lek, nesër paguan më shumë. Në “Qemal Stafa” luhej me 3 milionë lek ndërsa sot luhet me 20 mijë euro. Kukësi nuk ka shans të administrojë stadiumin. Pse? Sepse FSHF nuk e ka ulur kurrë klubin dhe është vetëm vetë. Nuk i hapet vizion klubeve. FSHF është bashkim klubesh jo pronar klubesh. Sot sillet si pronare kur bëhet fjalë për para ndërsa për hall thotë bëni çfarë të doni.
Thuhet se do të bëhen 100 fusha dhe sot nuk ka asnjë vend ku një fëmijë mund të shkojë të luajë pa para. Çdo fëmijë duhet të paguajë përndryshe fëmija i tij nuk luan dot. Paguhen me mijëra euro qira fushash.
Dinamo? Dinamo ka projekt afatgjatë. Shumë. Projekt i madh dhe që do të japë gjallëri. Nuk është rastësi që Di Biaxho që ka qenë trajner i Italisë dhe personazh në Itali. Ishte pretendent për të qenë trajner i Shqipërisë. Do të sjellë gjëra të reja në Shqipëri. Ka mbështetje të madhe jashtë. Jo më kot lidhet me investimin në Durrës. Nuk është për të fituar kampionatin. Mund të jesh më i miri por e fiton tjetri në Shqipëri. Dua të krijohet një akademi e madhe kur fëmijët të kenë vetëm një derë për në Europë dhe mendoj se Dinamo do ta bëjë.
Kombëtarja? Shpresoj shumë. Me Poloninë kemi ndeshje të rëndësishme edhe pse duket Çekia. E kemi të vështirë të luajmë ndeshje të forta. Kishim dy ndeshje të lehta por nuk na duhej kështu. Por shpresoj shumë që të jemi në momentin e duhur, kur s’kemi dëmtime. Kemi numër të kufizuar dhe ndihet mungesa e tyre. Kam një shpresë që nëse mundim Poloninë, kemi shpresa.
Përgjimet në sport? FSHF e ka çdo komunikim në rrjete që duket sikur janë sekrete por që nuk janë të tilla. Zërat thonë se do të ketë publikime dhe “Panorama” do të mbushet me komunikime të tilla. Komunikimet në aplikacione të sigurta nuk janë më. Nga sporti do të ketë çudira. Ka frikë. Sa më lart të hipësh, aq më shumë bën ftohtë”, tha Shakohoxha.