Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e njohur

Në moshën 58-vjeçare është ndarë sot nga jeta në mënyrë të papritur legjenda e futbollit gjirokatrit, Mustafa Hysi. Ai ka ndërruar jetë teksa po drekonte me shokët në restorant pas një ataku kardiak. Hysi ishte simbol i klubit Luftëtari në vitet ’80. Mustafa Hysi ka trajnuar për shumë sezone skuadrën gjirokastrite si në Kategorinë Superiore dhe në Kategorinë e Parë nga ku e ka shpallur dhe kampion.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për këtë humbje të madhe. Sipas Dukës Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm.

“Mësova sot lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të një prej njerëzve që i ka dhënë shumë futbollit të Gjirokastrës, Mustafa Hysi. Fillimisht si lojtar i Luftëtarit, një nga emrat më të dashur për publikun gjirokastrit sëbashku me Bonin, Kallucin, Brahon dhe Seitin në fillimin e viteve 80’, Hysi ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar. Mustafai e donte shumë këtë skuadër, ku edhe pasi vendosë të varë këpucët si futbollist, vendosi t’i bashkohej stafit drejtues, duke qenë trajner dhe drejtues i Luftëtarit për disa sezone me radhë. Mustafa Hysi perveçse një futbollist dhe trajner shumë i mirë, ishte dhe një mik i mrekullueshëm. Do më mungojë personalisht mua e të gjithë miqve të tij të shumtë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e Hysit. I paharruar miku im Mustafa Hysi”, shkruan Duka.

Loading...