Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka sot është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Maleya.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Jemi më se të bekuar, Të duam Maleya, 23.07.2022”, shkroi ai krah fotos së vogëlushes së porsalindur. Çifti janë po ashtu prindër të një djali 2 vjeç.
Loading...