Sipas mediave gjermane, 22-vjeçari u aksidentua në rrugën midis qyteteve Abensberg dhe Arnhofen, duke u kthyer pas stërvitjes.
Po sipas mediave 22-vjeçari shqiptar u shkrumbua brenda makinës së tij, pasi pas aksidentit makina e tij u u përfshi nga flakët.
Automjeti i tij, i markës Peugeot është përplasur me një Pasat, ku shoferi i kësaj veture është lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri, si pasojë futbollisti nuk mundi të shpëtojë.
Lajmin për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit e bëri të ditur vetë ekipi
“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona,”- shkruhet ndër të tjera krah fotos së futbollistit të ndjerë.