Boat Trip Albania
Book a boat trip in albania

Futbollisti shqiptar, digjet brenda makinës, në Gjermani

Një tragjedi ka ndodhur, në Gjermani, ku në një aksident automobilistik ka humbur jetën futbollisti shqiptar, Amir Ademi.

Sipas mediave gjermane, 22-vjeçari u aksidentua në rrugën midis qyteteve Abensberg dhe Arnhofen, duke u kthyer pas stërvitjes.

Po sipas mediave 22-vjeçari shqiptar u shkrumbua brenda makinës së tij, pasi pas aksidentit makina e tij u u përfshi nga flakët.

Automjeti i tij, i markës Peugeot është përplasur me një Pasat, ku shoferi i kësaj veture është lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa vetura e futbollistit shqiptar ishte kapluar nga zjarri, si pasojë futbollisti nuk mundi të shpëtojë.

Lajmin për ndarjen nga jeta të 22-vjeçarit e bëri të ditur vetë ekipi

“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona,”- shkruhet ndër të tjera krah fotos së futbollistit të ndjerë.

Loading...