“Fytyra e armikut të popullit”, zbret në Tiranë

Në kuadër të transparencës me të shkuarën, AIDSSSH do të vij me konferencë e titulluar ” Fytyra e ‘armikut të popullit”.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bënë ftesë për prezantimin e konferencë ” Fytyra e ‘armikut të popullit” që do të zhvillohet në Tiranë me 17 maj 2019.

AIDSSSH në bashkëpunim me institutet e të përndjekurve politikë, vjenë me konferencën e rrallë, ” Fytyra e armikut të popullit’ gjatë diktaturës së proletariatit në Shqipëri, 1944-1990.

Konferenca do të përqendrohet nё këto tematika kryesore: Diskutim teorik mbi konceptet disidencë, disident, kundërshtar politik. Kontribute mbi debatin: A ka pasur disidencë në Shqipëri? Ngjashmëri dhe dallime në vizatimin e “armikut të popullit” midis Shqipërisë dhe regjimeve të tjera komuniste të Evropës Lindore e Qendrore.

Po ashtu do të trajtohen dhe një sur temash si: Tipologjia e “armikut të popullit” dhe sjelljes së regjimit ndaj tyre (“kriminelët e luftës”, kleri, intelektualët e shkolluar në Perëndim, tregtarët dhe pronarët, kulakët, “armiku i popullit” brenda radhëve të Frontit Demokratik dhe PKSH/PPSH). Evolucioni i konceptit “armik i popullit” gjatë viteve të diktaturës së proletariatit. Lufta e klasave dhe ndryshimet në konceptimin e saj përgjatë regjimit.

Një tjetër fokus i prekshëm për shqiptarët është dhe Sigurimi i Shtetit, si instrument përndjekjeje. Profile të ndryshme të “armikut të popullit”.

AIDSSSH sqaron se pjesëmarrësit do të njoftohen për përzgjedhjen jo më vonë se data 10 mars 2019.

Regjimi komunist në Shqipëri ka sjellë pasoja të pariparueshme përveç përndjekjes, internimeve, dëbimeve dhe burgosjes politike ka shënuar mijëra viktima sa sot është e vështirë të rikuperohen.

Qeveria përmes institucioni më të ri, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit po përpiqet të kurojë të shkuarën nëpërmjet transparencës dhe nxjerrjes në dritë të së shkuarës si mundësi kurimi dhe regjime të tilla të mos kthehen më.

Konferenca ” Fytyra e ‘armikut të popullit” do startojë në Tiranë në muajin maj, por deri atëherë institucioni ka bërë ftesë të hapur për pjesëmarrje për të treguar të vërtetën e regjimit që lam pas diktaturën. /atsh/

Loading...