Fytyrë e pastër dhe pa njolla vetëm me këta dy përbërës

Ëndrra e çdo gruaje është që të kenë një fytyrë perfekte, pa njolla, pa shenja e puçrra dhe plot shkëlqim.

Duke u përpjekur të kemi një fytyrë të tillë ne provojmë shumë produkte që blejmë në farmaci apo në dyqane kozmetikë, si dhe ato që na rekomandojnë miqtë

Në fakt, të keni një fytrë të butë, me shkëlqim dhe pa asnjë njollë apo puçërr është e mundur

Mjalti

Mjalti është një agjent antibacterial, i cili vepron si ilaç natyral perfekt për të kuruar aknet dhe puçrrat. Ai ka kapacitetin për të ruajtur lagështinë në qelizat e lëkurës, gjë që e ndihmon trupin në hidratimin e lëkurës së thatë dhe i shton asaj shkëlqimin natyral

Qumështi

Për të marrë maksimumin e përfitimeve përdorni së bashku qumësht dhe mjaltë, por përpiquni që të përdorni qumësht të papërpunuar

Qumështi i papërpunuar është një pastrues i shkëlqyer lëkure. Historia na tregon se mbretëresha Kleopatra e Egjiptit bënte zakonisht banjë në qumësht, për të përmirësuar bukurinëe vet dhe për të qëndruar përherë e re

Përbërësit

1 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle qumësht i papërpunuar

Përdorimi

Për të bërë përzierjen perfekte, përzieni përbërësit në një tas xhami dhe aplikojini butësisht në fytyrën e pastër

Pastaj masazhojini për dy minuta me lëvizje të buta rrethore

Sigurohuni që ta lini këtë përzierje për 15 deri në 20 minuta mbi fytyrë dhe më pas lajeni me ujë

Loading...