Kancelarja gjermane, Angela Merkel i cilësoi sot si një hap i madh përpara diskutimet e ndërmarra me Teheranin në lidhje me programin bërthamor dhe vizitën e papritur të kreut të diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif dje në Francë ku po zhvillohet samiti i G7-s.
“Ky është një hap i madh përpara. Tashmë ekziston një atmosferë që lejon diskutimet, e gjithë kjo në koordinim me SHBA-në dhe tashmë është shumë”, deklaroi ajo në një konferencë shtypi në kuadër të samitit të G7-s në Biarritz.
Më herët edhe presidenca franceze theksoi se diskutimet për programin bërthamor iranian mes kreut të diplomacisë, Mohammad Javad Zarif dhe drejtuesve francez në kuadër të samitit të G7-s kanë qenë pozitive dhe do të vazhdojnë. /ATSH