Njihuni me Gordon Layton, një stërgjysh 88-vjeçar nga Bundaberg, Queensland. Ai ka bërë veprimin që i ka bërë hatanë. Mësohet se ai ka transferuar gabimisht në llogarinë e dikujt tjetër, 71,400 dollarë. Për pasojë, i moshuari rrezikon të humbasë shtëpinë e tij.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se i moshuari po përballet me këtë situatë, pasi personi që ka marrë lekët, refuzon ti kthejë. Ndërkohë mësohet se ngjarja ka ndodhur më 14 qershor dhe gabimin e kuptuan ai dhe vajza e tij vetëm 3 orë pas hatasë.
Ndërkohë personi që ka marrë paratë po përballet me gjykatën për vjedhje.
Loading...