Shpresa Shushku tregoi për emisionin Fiks Fare se noteri Sami Dervishi ka bërë një gabim në hartimin e kontratës së dhurimit. Nëpërmjet të cilës Shushku bëhej pronare e një pasurie të dhuruar nga daja i saj. Në dokumentet që Shushku ka dorëzuar në zyrën noteriale ishte e qartë që kjo pasuri mbante numrin 714-1, ndërkohë kontrata e dërguar në hipotekë nga noteri mban numrin 714-2.
Shpresa tregon se ka shkuar te noteri të marrë një kopje të dosjes, por ai nuk ia jep madje e nxjerr me dhunë nga zyra dhe e fyen, dhe kjo e gjitha sipas dokumenteve është se vetëm prej gabimit që ai ka bërë.
Qytetarja ka paraqitur tek noteri një dokument ku figuron se zoti Ali Alla , ka blerë nga Enti Kombëtar i Banesave , apartamentin me nr pasurie, 714/1.
Qytetarja ka kërkuar nga noteri që të përpilonte aktin e dhurimit nga daja i saj zoti Ali Alla, tek ajo.Nga kontrata e shitblerjes kjo pasuri mban numrin 714/1. Noteri Sami Dervishi, në aktin e dhurimit që ka përpiluar dhe ia ka kaluar kadastrës në sistem, ka nryshuar numrin e pasurisë nga 714/1 në 714/2.
Po në të njëjtën ditë, i njëjti noter ka hartuar edhe një prokurë për të njëjtën pasuri për zonjën Shpresa Shushku. Në këtë rast noteri nuk e ka ngatërruar numrin e pasurisë për apartamentin, pra e shkruar saktë nr e pasurisë 714/1
Noteri e ka konstatuar që ka bërë këtë gabim.Madje ai i është drejtuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në datën 29 qershor 2020 me një kërkesë për të lëshuar një vërtetim, që tregon se gabimi është bërë nga zyra e tij noteriale.
Edhe pse noteri i ka drejtuar këtë kërkesë ASHK-së, ai nuk ka vijuar më tej me procedurat e korigjimit të gabimit.
Zonja, Shushku është detyruar që të ndjekë procedurat në kadastër me një avokat privat duke iu shtuar shpenzimet për korrigjimin e gabimit të kryer prej zyrës noteriale të zotit Sami Dervishi.
Qytetarja Shpresa Shushku paraqitet në zyrën e noterit Sami Dervishi për të tërhequr një kopje të dokumenteve që ka dorëzuar pranë tij para nënshkrimit të konratës së dhurimit të apartamentit nga daja i saj.
Noteri, i cili në arkivën e tij ka dokumentin për apartamentin me nr pasurie 714/1, për të cilin ka bërë gabimin gjatë aplikimit në Agjencinë e Kadastrës, nuk pranon t’ia japë. Por ai i thotë mos më ç….by… dhe e shtyn që të dalë nga zyra. Ditën e dytë në të njëjtën mënyrë vepron edhe sekretarja e noterit duke i mbyllur derën dhe duke i thënë zhduku qytetares.
Gazetarët e Fiksit shkuan te noteri i cili gabimin e quan si faj të sistemit dhe se për këtë ka kërkuar rregullim në kadastër, por qytetarja nuk ka qenë më e interesuar, noteri mohon ta ketë fyer qytetaren.
Ndërkohë Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi thotë se noteri e ka detyrim ligjorë ta jap kopjen e dosjes “nuk dua ta besoj që një noter ka patur një sjellje si ajo e Dervishit”, përfundon Znj. Sadushi.