Prej shumë vitesh tashmë janë bashkë çdo të diel, në programin aq të dashur për publikun, “E Diela Shqiptare”.
E sigurisht edhe në një event kaq të rëndësishëm sa Kënga Magjike, Eni Çobani nuk kishte sesi të mungonte, këtë herë si publik.
Ishte vetë Ardit Gjebrea që e bëri të ditur këtë, teksa u ngjit në skenë për të prezantuar këngëtarin e radhës krah artistes italiane Greta.
Ardit Gjebrea: Jam me zonjën Eni Çobani… jo më fal, është në sallë!
Teksa u inkuadrua nga kamera, zonja Çobani u shfaq duke qeshur nga ky moment.
Loading...