Ish-kryeministri Sali Berisha ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të garuar për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike në zgjedhjet që do zhvillohen në 22 maj. Afati është 7 maji. Deri më tani vetëm Berisha e ka dorëzuar dokumentacionin.
Asnjë tjetër nuk ka shprehur dëshirë për të garuar përballë liderit historik të PD-së.
Dy kandidatët e mundshëm ishin ‘shpallur’ Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, por të dy deklaruan një natë më parë se janë tërhequr.
Sipas Kadillit, në PD nuk do të ketë garë transparente dhe për këtë arsye nuk mund të kandidonte. Personave të tjerë që duan të garojnë përballë Berishës u ka mbetur pak më shumë se 24 orë kohë.
Loading...