Garda e Republikës merr vendimin ekstrem ndaj Berishës

Sipas informacioneve, dy gardistët e kreut legjendar të PD, Sali Berisha, nga Garda e Republikës kanë dhënë dorëheqjen dhe tashmë ai ndodhet në protestë si qytetar i thjeshtë.

Ermal Zaimi dhe Ervis Tusha, quhen dy gardistët e ish-kryeministrit Berisha që tashmë nuk e mbrojnë më dhe kanë dhënë dorëheqjen pas këtij vendimi të Gardës dhe e mbrojnë atë fizikisht si qytetar të lirë pa asnjë detyrim funksionar.

Sipas Ora News, pas protestës së 16 shkurtit dhe dj*gies së mandatit të deputetit, Garda e Republikës ka vendosur t’i tërheqë oficerët për mbrojtjen fizike që gëzonte Berisha prej vitesh për shkak të postit.

Nuk dihet nëse ka përfunduar afati i ish-kryeministrit Berisha për të pasur mbrojtje, por ajo që është e sigurt, tashmë Berisha është një qytetar i lirë.

Nuk dihen ende motivet apo nëse ka ndikuar protesta e sotme e opozitës së bashkuar.

Ai u shpreh para kamerave:

Ndihem më i fortë se kurrë. Gjest frikacak dhe h*kmarrës i Ramës por unë jam mes qytetarëve më i fortë dhe do vazhdoj betejën derisa shqiptarët tw votojnë të lirë.”
Doktorët Fshehin Të Vërtetën! Elimino Rrudhat Nga Shtëpia Lehtë! Asnjë Operacion
Kohajone

Loading...