Ditën e sotme bëri bujë lajmi se ish-kryeministrit Berisha i janë hequr truprojat që e shoqëronin gjatë gjithë kohës.
Berisha e konsideroi si hakmarrje e kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruci.
Pak momente më parë ka reaguar zyrtarisht Garda e Republikës duke zbuluar arsyen e heqjes së sigurimit për ish-kryeministrit Berisha.
Deklarata e Gardës së Republikës:
Sqarim i Gardës së Republikës për heqjen e ruajtjes së zotit S.Berisha.
Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi. /Lajmifundit.al