‘Gardianët i blejnë cigare’, si i kalon ditët në burg Ritvan Zykaj që vrau 8 familjarë në Selenicë

Ritvan Zykaj, i denuar perjete per masakren e tetefishte te Selenices, nuk ka asnjë ndryshim nga të burgosurit e tjerë.

I vetmi dallim janë mysafirët në burg. Për të burgosurit e tjerë, çdo dy javë familjarë të të burgosurve mbajnë radhën për të dorëzuar ushqime, apo rroba për të afërmit.

Ndërsa për Zykajn nuk ka asnjë interesim nga askush. I vetmi që ka qenë vetëm në një takim me të ishte i vëllai, që doli prej andej pa asnjë kërkesë të veçantë të vëllait, që ka kryer krimin më të rëndë në Shqipëri me 8 të vrarë në fare pak minuta.
Por si kalon dita e të burgosurit me burgim të përjetshëm Ritvan Zykaj. Gardianët thonë se nuk ka asnjë ndryshim. Nuk refuzon ushqimin, nuk del rregullisht në ajrim. Nuk bisedon me të tjerë dhe më shumë lexon libra fetarë. Sjellja e Ritvanit nuk është shumë e çuditshme, edhe pse e kemi më shumë në vëmendje për shkak të llojit të krimit të kryer prej tij.

Shumë gardianë i blejnë ndonjë paketë cigare, sepse është i vetmi i burgosur që nuk ka asnjë vizitor. Ka edhe raste kur gardianët i japin rroba.

Masakra e Selenicës shënoi 8 viktima. Pasi vrau fillimisht 75-vjeçarin Demir Zykaj dhe Perie Zykajn 72 vjeçe shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeçe. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledionin 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës.

Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit, citon Top Channel.

Loading...