Gati për në Gjykatë, 12 paditë e para antishpifje

Gati 12 paditë e para antishpifje. Kryeministri Edi Rama thotë se paketa antishpifje do të jetë garancia e investimeve të Fondit të Edukimit që do i kthehen komunitetit.

Duke njoftuar se janë gati 12 paditë e para për shpifje nga opozita, Kryeministri Rama shtoi se me paratë e humbësve në gjyq do të investohet në biblioteka, shkolla dhe kopshte.

“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erion Veliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera”, – tha ai.

“Kjo opozitë, si Liza në botën e çudirave, do lerë dhe çizmet gjyqeve”, – përfundon Kryeministri Rama. /atsh

Loading...