‘Gati për Shqipërinë’, Rama me aplikantët: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital

Qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, të shpallur nga kryeministri Edi Rama, të cilët do të kontribuojnë për vendin për mandatin e tretë qeverisës. Kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim online me disa prej aplikantëve, ku u njoh me idetë e secilit prej tyre.

Rama tha se po diskutohet edhe për një reformë për ata që do të duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, por nuk duan të kthehen në Shqipëri, duke hapur një segment të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia
“Ne jemi duke menduar për një reformë e cila të na japë mundësi që ata që duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, jo thjeshtë për një projekt, por nuk duan të vijën në Shqipëri, të hapim një segment të administratës sonë të lartë për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia”, tha Rama.

Aplikimet në platformën “Gati për Shqipërinë” vijojnë dhe është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri.

Loading...