Gaz Paja i habit të gjithë, vishet si Skënderbeu, ja çfarë po përgatit

Aktori i humorit Gazmend Paja ka tërhequr jo pak vëmendje teksa është shfaqur i beshur si heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, figura historike me peshë më të madhe te të gjithë shqiptarët.

Gaz Paja ka shpërndarë në rrjetet sociale video dhe foto ku dallohet i veshur si luftëtar teksa në dorë mban shpatën dhe në tjetrën përkrenaren e Skënderbeut.

Megjithëse me këtë pamje të pazakontë “Nasi” është pritur me komente të shumta pozitive, por nuk kanë munguar as batutat.

“Skënderbeu është nga Fieri miq”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër i thotë “kur iu afrove kalit, prisja ti thoje tuj, tuj, tuj”.

Dikush tjetër i shkruan “Ta dinte Skënderbeu që do vinte kjo ditë, do kishte luftuar për turqit”.

Loading...