Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit janë njohur edhe me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61 (sa ç’është edhe numri maksimal i Këshillit Bashkiak të Tiranës), kësaj here Partia Socialiste, siç e ka shpjeguar më herët edhe Veliaj, ka sjellë një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI.
Por, nga ana tjetër, Këshilli Bashkiak i Tiranës është bërë shpeshherë edhe trampolinë për të kaluar si deputet në Parlament, siç ndodhi në vitin 2017, ku këshilltarë si Elisa Spiropali apo Klotilda Ferhati u zgjodhën deputete të PS-së.
Por, cilët janë 100 emrat e përzgjedhur nga Rama dhe Veliaj për në Këshillin Bashkiak?
Në listë vërehet edhe prezenca e ish-drejtoreshës së shkarkuar mes skandaleve të Hipotekave, Blerina Doracaj.
Po ashtu në listë janë edhe Gaz Paja, Redi Jupi dhe personazhe të tjerë të sportit dhe artit.
Bardhylka Kospiri, prej vitit 2013 zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sot zëvendësministre e Shëndetësisë, duket se do të thyejë një tjetër tabu në institucionet shqiptare: Ajo ishte zëvendësministrja e parë nga kategoria e Personave me Aftësi të Kufizuar në vitin 2013, ndërkohë duket se do të jetë Këshilltarja e parë Bashkiake që do të mbrojë të drejtat e PAK në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Redi Jupi, ish futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, po ashtu është pjesë e listës së këshilltarëve, me “background” çështjet e sportit.
Artur Sula, Olti Rrumbullaku dhe Klodiana Beshku janë emrat e spikatur nga katedrat e universiteteve, që janë pjesë e listës së kandidatëve. Sula është Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Rrumbullaku është pedagog i financës në Universitetin e Tiranës, kurse Beshku pedagoge në shkencat e Sociologjisë. Emra të cilët i rrisin vlerën listës së PS-së, e sidomos në diskutimin e projektvendimeve të KB që do të lidhen me çështjet e studentëve dhe jetës akademike.
Në listë spikasin një numër i lartë zëvendësministrash, të gjithë të rinj, të cilët me sa duket Këshillin Bashkiak të Tiranës do ta kenë edhe si një lloj “trampoline”, për të fituar eksperiencë të vyer në debatimin e çështjeve me rëndësi për qytetin.
Zëvendësministri i Jashtëm Etjen Xhafaj dhe zëvendësministri i Financave Ervin Mete, janë dy nga prurjet më të goditura në KB e Tiranës, të dy me “background” financat dhe ekonominë, që kanë studiuar në Harvard. Teksa Tirana përgatitet për të qenë Kryeqyteti I Rinisë në vitin 2022, zëvendësministret Teuta Vodo dhe Romina Kuko janë pjesë e listës me fokusin te marrëdheniet me jashtë.
Veliaj deklaroi sot se në mandatin e dytë, fokusi dhe vëmendja e investimeve të bashkisë do të rritet ndjeshëm në Tiranën-fshat dhe në periferi. Pikërisht për këtë arsye duket se janë zgjedhur emrat e Frida Krifcës, Drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe zëvendësministres së Bujqësisë, Ermira Gjeçi.
Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, e cila kujdeset për punësimin dhe arsimin professional, duket se është një zgjedhje që i shkon pasionit të vjetër të Veliajt për të rigjallëruar shkollat profesionale kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Veliaj ka njoftuar se Piramida do të shndërrohet shumë shpejt në qendrën më të madhe të Teknologjisë së Informacionit në Ballkan, e ndoshta në një shkollë të mirëfilltë profesionale për IT për të rinjtë.
Sorensen vjen nga një përvojë me programet e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, është analiste programesh, eksperte punësimi, konsulente dhe menaxhere projektesh kombëtare.
Listës i janë bashkuar edhe emra të spikatur në qeveri si Toni Gogu (Zv. Ministër i Drejtësisë), Ornela Çuçi (Zv. Ministre e Mjedisit), Rovena Voda (Zv. Ministre e Brendshme), Besfort Lamallari (Zv. Ministër i Brendshëm), Sonila Qato (ish ministre dhe drejtoreshë e ARRSH), Julian Hodaj (Zv. Ministër i Brendshëm), Arta Dollani (Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës), Albert Nikolla (pedagog), Hantin Bonati (Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), Mira Rakacolli (Zv. Ministre e Shëndetësisë) etj.
Abdyl Sarja
Agim Kraja
Aida Llazani
Albert Nikolla
Aldrin Dalipi
Alketa Hila
Alketa Cobo
Anxhela Bakiasi
Aqif Qefalia
Arnisa Lushaj
Arta Dollani
Arta Harxhi
Artur Sala
Auran Xhani
Bajram Shera
Bardha Sadikaj
Bardhylka Kospiri
Besfort Lamallari
Blerina Doracaj
Blerina Vorpsi
Bora Panajoti
Dajna Sorenson
Darling Mersini
Dorian Balla
Dorina Kuka
Egert Vargu
Eni Bistri
Eni Pëllumbi
Enis Hoxha
Erald Mara
Eralda Shqarthi
Eridian Salianji
Ermira Gjeci
Ervin Meta
Etjen Xhafaj
Eugerta Teqja
Eugerta Bakiu
Fabjan Azuni
Fatmir Heti
Fjoralba Jahupi
Flavio Barci
Frida Krifca
Gaz Paja
Geldi Belba
Genc Duka
Genta Mezini
Gerta Pëllumbi
Glindxhet Madhi
Grejs Bixhi
Gresa Hoxha
Hantin Bonati
Iva Beharaj
Jeton Skenderaj
Joleza Koka
Jonida Mema
Julian Hima
Julian Hodaj
Kamela Banushi
Karolina Kostallari
Katerina Marku
Klevi Lala
Klodeta Dibra
Klodiana Beshku
Koli Bele
Laureta Sinanaj
Liri Jani
Luan Bregasi
Luiza Grazhdani
Marjana Suli
Maura Linadi
Meli Kondi
Militan Marku
Mira Rakacolli
Naim Halili
Neki Hoxha
Olsa Ulqinaku
Olti Rrumbullaku
Orion Gliozheni
Ornela Cuci
Petrit Desku
Plarent Ndreca
Rajsi Hamza
Ramazan Buci
Rasim Hidri
Redi Jupi
Roi Bashaj
Romina Kuko
Rona Serjani
Rovena Voda
Rudolf Xhillari
Ruilda Lite
Sara Shameti
Sonila Qato
Ted Deraj
Teuta Vodo
Toni Gogu
Valbona Zeka
Xheni Hatillari
Xhensila Visha
Ylli Çano /CNN