Gazetarët protëstojnë para Kuvendit kundër paketës anti-shpifje

Gazetarët, aktivistët dhe analistë, mbështetur dhe nga opozitarët, po zhvillojnë një protestë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë. Protesta nisi në orën 09:30, para Parlamentit, aty ku deputetët do të zhvillojnë në orën 10:00 seancën plenare, ku në rend dite është edhe votimi i kësaj pakete. Protesutesit janë shfaqur me pankarta në duar, ku japin mesazhe të ndryshme për lirinë e fjalës.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

E propozuar nga qeveria me në krye kryeministrin Edi Rama në paketën anti-shpifje parashikohet që Autoriteti i Mediave Audiovizive të marrë kompetenca deri në mbylljen e portaleve, nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

Nga ana tjetër, paketa anti-shpifje është kritikuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët po ashtu, e kanë vlerësuar si pengim të fjalës së lirë.

Loading...