Gazetari afgan i strehuar në Tiranë tregon frikën e tij më të madhe dhe ka një kërkesë: ‘Kemi parë vdekjen me sy’

Gazetari Jalili Salehi dhe bashkëshortja e tij Gulsom Saberi prej tre netësh ndodhen në Tiranë. Ata shprehen se kanë parë vde kjen me sy në momentin që talebanët pushtuan Afganistanin dhe se ndihen shumë mirë që tashmë janë strehuar në Shqipëri.

Jalili Salehi pavarësisht se i shpëtoi fe rrit të talebanëve, shprehet se meraku i tij është fakti se pjesa më e madhe familjes së tij ndodhet atje dhe nuk i dihet fati i tyre.

“Kemi parë vde kjen me sy atje. Duhet të kuptoni njerëzit i kanë shpëtuar vd ekjes dhe kanë bërë vde kjen me sy atje. Kërkesa ime për Shqipërinë dhe njerëzit e gjithë Europës, ti mirëprisni dhe të silleni mirë dhe t’i ndihmojnë ato”, shprehet ai.

“Frika ime e madhe është që ti humb familjarët e mi, telabanët nuk janë të njerëzishëm, mund të merren dhe tor tu rohen dhe vr iten. Jemi shumë mirënjohës për mikpritjen dhe bashkëpunimin për rast nevoje. Atje kam vëllanë dhe motrën. Vëllait i kam lënë dokument atje dhe ia kanë marrë, kam frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë atyre nga talebanët”, tha ai për “Breaking”.

Loading...