Gazetari Artan Hoxha paralajmëron një situatë të jashtëzakonshme në Durrës

Gazetari Artan Hoxha paralajmëron një situatë të jashtëzakonshme në Durrës në lidhje me luftën e bandave.

“Fijet e krimit të organizuar që shkojnë tek elita politike dhe administrative e shtetit shqiptar”, tha gazetari në emisionin Opinion.

“Jemi në një situatë që në Durrës, të gjithë indikatorët dëshmojnë që është një situatë shumë e rëndë. Gjithë ai akumulim që është bërë aty, korrupsioni etj nuk ke më si e mbulon. Sot ne po korrim atë që kemi mbjellë. Grupi i hetimit, që përbëhet nga Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj sot duhet të kishin thirrur dy njerëz: kryeministrin dhe zëvendës kryeministrin.

Çdo prokuror duhet të thërriste urgjentisht këta të dy. Kryeministrit ka informacion, ata kanë deklaruar publikisht që ky prokuror është përfshirë në banda”, tha gazetari, që sipas tij ngjarja ndodhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që liroi drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.

Po ashtu Artan Hoxha kishte dhe një pyetje: “Fadi Mitri (biznesmeni libanez) u dhunua në një nga rrugët më të sigurta të Tiranës, rrugës për në Rinas në prani të shoferit të tij dhe gruas. Si është e mundur që kjo ngjarje është pa autor ndërkohë që ngjarja ndodhi pas vendimit të apelit.

A është e vërtetë që toka që pretendon ky person apo ky grup personash në Gjirin e Lalëzit të jetë e mbivendosur në një sipërfaqe prej 3500 hektarësh që ka fituar Skerdilajd Konomi në 14 qershor 2009 me vendim të gjykatës së lartë, është mbivendosur aty ky truall?”.

Gazetari Hoxha tha se “kjo histori mund të rihap ngjarjen e 2011 dhe mund të zbulojë çfarë ka ndodhur”. /Opinion

Loading...