Gazetari Artan Hoxha tregon tre qytetet më të rrezikshme në Shqipëri/ ‘Ka vr.asës të egër’

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se ka vrásës në qarkullim, ndërkohë që janë tre qytete me nivel të lartë krimínaliteti.

Vendin e parë e mban kryeqendra e veriut, Shkodra, pas të cilës renditen Vlora dhe Fieri.

Në intervistën për emisionin “Provokacija”, Hoxha zbuloi se çfarë ndodh në secilën prej këtyre vendeve.

“Qytetet më të frikshme për mua, më problematike ku kanë ndodhur vrásje që unë i quaj të shmangshme është Shkodra, kemi vrásës në qarkullim. Unë jam i kujdesshëm kur shkoj në Shkodër, për shkak edhe të punës sime. Ka ardhur duke u sofistikuar.

Më përpara e kishin me njëri-tjetrin, ndërsa sot janë bërë më të sofistikuar se media është bërë bezdisëse për ta. Është Vlora ku ka pasur shumë zhdùkje kufomásh. Qyteti më i organizuar në Shqipëri është Fieri, ka qenë dhe do jetë.

Është destinacioni ku është lëvizja më e madhe e lëndës narkotike. Nuk e merr vesh që aty ka konflikt mes tyre”, tha gazetari

Loading...