Gazetari bën deklaratën ‘bombë’: SHBA vjen në mes të Tiranës dhe i dërgon politikanët në Guantanamo

Gazetari i njohur kosovar, Milaim Zeka ka shpërthyer në deklarata të fortë ditën e sotme në një intervistë për Report tv.

Ai tha se në Shqipëri të gjithë ministrat e çdo qeverie janë bërë milionera ndërkohë që populli shqiptar s’ka pasur bukë të hajë. “Meta ka vilë 10 mln euro ndërsa Beqaj është multimilioner”, tha Zeka.

Lidhur me vendimin “non-grata” të Berishës, ai tha se është vetëm fillimi pasi lista do të vazhdojë me ata të PS dhe LSI. Sipas tij SHBA ka investuar për drejtësinë e re në Shqipëri dhe shumë shpejt do të ketë ngjarje të reja.

Milaim Zeka: Sali Berisha tha se Blinken ka prekur dinjitetin e tij, por shumë deputetë dhe ish-kryeprokurorja e shtetit janë fyer pikërisht nga ai, i ka thënë kryeministrit se djali juaj është i babait tuaj, se kuptoj sesi flet ai për fyerje të dinjitetit. Unë e admiroj për rrugën e Kombit, por ka pasur akuza se është bërë vjedhje e 200 milionë dollarëve në atë rrugë. Të gjithë ministrat janë bërë milionerë. Si e bëri Meta vilën në Gjirin e Lalzit që kushton nga tetë deri në 10 milionë euro.
Nga u pasuruan ministrat e Ramës dhe Berishës? Ndaj nuk e kuptoj fare vendimin e Blinken tani. Me dash SHBA vijnë tani në mes të Tiranës dhe me duar të lidhura i dërgojnë në burgun e Guantanamos. SHBA ka qenë faktori numër një përcaktues i fatit të kombit Shqiptar. Pa SHBA nuk do ekzistonim si komb, s’do kishte as Shqipëri as Kosovë. SPAK është krijuar me paratë dhe iniciativën e SHBA. Lista është e gjatë si te PD dhe LSI.

Do vazhdojë me akuza dhe të ministrave të Ramës. Kemi atë Ilir Beqajn e shëndetësisë është multi milioner. Këta ministra s’kanë pasur brekë në bythë dhe janë bërë multi milionerë ndërkohë që qytetarët e Shqipërsisë s’kanë bukë të hanë. Ministri i turizmit fliste për turizmin ndërkohë plazhet e Shqipërisë nuk kanë wc publike. Ne e dimë se e shëtisim shpesh bregdetin shqiptar

Loading...