Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘Të paekspozuarit’ u pyet mbrëmjen e djeshme nëse i frikësohet drejtësisë dhe a e ka llogaritur që mund të përfundojë në burre.
Berisha tha se ai dhe çdo person pranë tij, janë të gatshëm të përballen me ligjin.
Pjesë nga biseda:
Sali Berisha: Cilido pranë meje që ka shkelur ligjet, të përballet me ligjet. Nuk ekziston parashkrim për mua. Zero parashkrim.
Ylli Rakipi: Kur ju thoni drejtësi me regji, do të thotë që ju mund të dënoheni. E keni llogaritur që mund të shkoni edhe në burg?
Sali Berisha: E ka thënë Rama vetë atë, unë e shtyva të bëjë ai këto deklarata?
Andi Bushati: Ju thoni SPAK vegël e partisë. Por thoni, jam i hapur të hetoni. Si mundet? Mua më ka hetuar SPAK dhe e kam parë që është vegël e partisë. Unë një vegle të partisë nuk i besoj.
Sali Berisha: Që unë të them jo do të thotë të përfytyroj një shoqëri pa shtet.
Andi Bushati: Nuk shkon që SPAK të zbatojë direktivat e partisë dhe ju do e pranoni çështjen si normale…
Sali Berisha: Nëse hap çdo çështje, unë do të shkoj dhe do të them gjithçka.