Gazetari Elton Qyno u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Ora e Betit’ se do të ketë arrestime të tjera për inceneratorët, pasi kjo është një aferë e madhe.
Ai tha se SPAK nuk është i fuqishëm që të ngjitet më lart, sidomos në pushtetin qendror në Tiranë, duke shtuar se asnjë nuk është futur në burg për atë të Tiranës.
“Sigurisht që do të ketë arrestime të tjera, sepse kjo situatë është ndër skemat më të madhe që kanë ndodhur në Shqipëri. Kemi një kallëzim shumë domethënës për Tiranën. Ne kemi shkuar në një nivel tjetër tani.
Edhe në Fier, edhe në Elbasan, SPAK-ut i është dashur 2 vite për të arritur këtu, nuk ka këllqe për tu ngjitur një shkallë më lart, shkon vetëm tek ishat.
Nuk janë të gjendje të shkojnë dhe t’ia hedhin prangat në institucion. Në Tiranë po jepen para për incineratorët dhe nuk po preket askush, aq fuqi kanë këta njerëz. Kjo tregon pse këta po goditen dhe këta në qendër nuk goditen, sepse pushteti është më i fortë në qendër.”, u shpreh gazetari.